Sigurimi i Cilesise

UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA

Sigurimi i cilësisë përbën një nga prioritetet kryesore të Universitetit Metropolitan Tirana , i përfshirë qartë në vizionin dhe misionin e institucionit për të ndikuar në mënyrë pozitive dhe të qëndrueshme në shoqëri, përmes inovacionit të vazhdueshëm në arsim, kërkim shkencor, teknologji dhe sipërmarrje. UMT synon të përgatisë profesionistë të rinj, të aftë dhe të pajisur me kompetenca ndërdisiplinore, të gatshëm për të konkurruar në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës, duke ndërtuar një profil institucional të njohur në fushat e inxhinierive dhe ekonomisë dhe inteligjencës artificiale.


Procesi i sigurimit të cilësisë bazohet në një vlerësim të rregullt, gjithëpërfshirës dhe të strukturuar të të gjitha komponentëve kyç të jetës universitare: cilësisë së arsimit dhe kërkimit, zhvillimit të burimeve njerëzore, administrimit të burimeve financiare, infrastrukturës, marrëdhënieve me studentët dhe publikun, bashkëpunimeve ndërkombëtare, si dhe aktiviteteve sociale dhe kulturore. Këto mekanizma vlerësimi ndihmojnë në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme cilësie brenda UMT dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës institucionale.

Anëtarët
Plani I Aktiviteteve
Raporte

Aktivitete dhe Informacione

Lidhje të Rëndësishme

FAKTE DHE TË DHËNA

UMT
60

NUMRI I BASHKËPUNIMEVE NDËRKOMBËTARE

5

VITET AKREDITUAR “SHKËLQYER” NGA AGJENCIA BRITANIKE E AKREDITIMIT

140

Numri i Institucioneve Partnere