Ark. Fatlinda Struga
Kryetare, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
Ark. Fatlinda Struga ka një experiencë 40 vjecare në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës. Ajo është angazhuar në procesin e mësimdhënies pranë Universitetit ‘’Metropolitan Tirana’’ që nga viti 2014 e në vazhdim. Eksperienca e saj profesionale konsiston në fushën e: planifikimit urban (Plani i Përgjithsëm Rregullues i Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Çorovodës, Peshkopisë, etj); projektimit urban (Planet e qendrave të qyteteve Tiranë, Fier, Berat, etj); planifikimit të zonave të banimit, industriale, etj; plaifikimit të hapësirave rekreative (Parku Kombëtar i Dajtit, Parku periferik i qytetit të Tiranës, Parku “Një kilometër”, etj); studimit e kërkimit shkencor në fushën e urbanistikës (Fizionomia e qendrave rurale shqiptare, etj); legjislacionit të projektimit dhe planifikimit të territorit (Ligji për planifikimin e territorit, aktet nënligjore përkatëse, manuale për qytetarët dhe profesionistët, etj.); projektimit arkitektonik (vila, banesa kolektive dhe objekte social kulturore). Nga viti 2005 e në vazhdim është angazhuar në procesin e mësimdhënies në lëndët ‘’Projektim Urban’’ dhe ‘’Planifikim Territori’’ përkatësisht pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Albanian University si dhe Universitetit Metropolitan Tirana.