Universiteti Metropolitane Tirana (UMT) shënon një tjetër arritje të rëndësishme akademike me përfundimin me sukses të procesit të akreditimit të programeve të studimit Bachelor dhe Master në Inteligjencë Artificiale. Ky zhvillim përfaqëson një hap strategjik në forcimin e ofertës akademike të universitetit dhe në përkushtimin e tij ndaj fushave më inovative të arsimit të lartë.
UMT i dedikon një hapësirë të veçantë programeve të studimit në Inteligjencë Artificiale, duke ndërtuar një cikël të plotë akademik që shtrihet nga Bachelori deri në Doktoraturë. Këto programe synojnë të përgatisin profesionistë të kualifikuar, të aftë për t’u përballur me sfidat e teknologjisë moderne, përmes një kombinimi të balancuar të njohurive teorike, praktikave bashkëkohore dhe kërkimit shkencor të avancuar.
#UMT qëndron në pararojë të zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, duke sjellë përvoja dhe standarde më të mira ndërkombëtare, si dhe duke iniciuar projekte, kërkime dhe aktivitete inovative të bazuara në përdorimin e inteligjencës artificiale.
Një falënderim i veçantë i shkon stafit akademik dhe administrativ të #UMT, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin dhe rezultatet e larta të punës së tyre bënë të mundur realizimin me sukses të këtij procesi të rëndësishëm.kencor dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror .
Në përmbyllje, Universiteti Metropolitan Tirana falënderon stafin akademik dhe administrativ për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin, të cilët bënë të mundur realizimin me sukses të këtij procesi të rëndësishëm institucional.

