Anëtarët

Anëtarët e NJSBC

521-1024x1024
Ark. Marsida Gorea

Kryetare, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Marsida Gorea është arkitekte dhe pedagoge pranë Universitetit Metropolitan Tirana, me rreth 18 vite eksperiencë profesionale dhe akademike në fushën e arkitekturës, planifikimit dhe zhvillimit territorial. Ajo ka përfunduar studimet në Arkitekturë, me profil në Trashëgiminë Arkitektonike, pranë Universitetit Politeknik të Barit, Itali, ku është licencuar si arkitekte. Për më tepër, ka eksperiencë në projektim arkitektonik, Urban Design, planifikim territorial dhe projekte ndërkombëtare, si dhe prej vitit 2010 është angazhuar në mësimdhënie. Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës.
images (8)
Dr. Blerina Dhrami

Anëtare, Fakulteti i Ekonomisë

Znj. Dhrami është pedagoge/lektore dhe ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, Itali, në Fakultetin e Administrimit të Biznesit, ku ka fituar gradën Bachelor dhe Master Shkencor. Ajo zotëron gjithashtu gradën Master të Shkencave në Administrim Biznesi (MBA) pranë Universitetit të Tiranës si dhe gradën shkencore PhD në Qeverisje Publike pranë Universitetit “Tor Vergata” në Romë. Për më tepër, ka një përvojë disa vjeçare në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe ka kontribuar në konferenca dhe botime të ndryshme akademike.

667
Msc. Virtyt Lesha

Anëtar, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Virtyt Lesha është asistent lektor pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT. Ai është diplomuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës në Inxhinieri Elektronike dhe ka përvojë rreth 8 vjecarë në lektorimin e lëndëve bazë të Inxhinierisë elektronike ku përfshihet lënda e teorisë së sinjaleve si dhe elektonika analoge dhe dixhitale. Për me tepër, ka një përvojë disa vjecare në kërkimin shkencor në fushën në fjale të studimit si dhe ka shërbyer si “reviewer” në konferenca të ndryshme.



IMG-20181122-WA0002
MSc. Emisa Isufaj

Anëtare, Përfaqësuese e Administratës

Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Matematikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, me specializim në menaxhimin e institucioneve arsimore, metodikat e mësimdhënies dhe psikologji-pedagogji. Për më tepër, ka mbi 10 vjet përvojë në fushën e politikave të arsimit të lartë, sigurimit të cilësisë, menaxhimit dhe analizës së të dhënave. Ka drejtuar struktura pranë Agjencisë së Akreditimit dhe institucioneve private të arsimit të lartë, si dhe ka kontribuar në procese akreditimi dhe aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Prej vitit akademik 2026–2027 është e angazhuar pranë Rektoratit të Universitetit Metropolitan Tirana.


r.cipuri-featured_image
Prof. Asoc. Dr. Ramadan Çipuri

Anëtar, Ekspert i Jashtëm

Ramadan Çipuri është Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, me përvojë të gjatë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Ka shërbyer si ekspert i jashtëm për ASCAL dhe Ministrinë e Arsimit, si dhe në komisione të brendshme të cilësisë në disa universitete. Ai ka marrë pjesë në projekte akademike dhe trajnime që lidhen me gazetarinë, etikën dhe vlerësimin institucional. Doktoratura në fushën e komunikimit dhe angazhimi i vazhdueshëm në kërkimin shkencor e plotësojnë përvojën e tij institucionale, duke e bërë një kontribuues aktiv në proceset e vetëvlerësimit dhe sigurimit të cilësisë.


DSC_5223 (1) (1)
Anja Balliu

Anëtare, Kryetare e Qeverisë Studentore

Anja Balliu është studente e vitit të dytë Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike pranë Universitetit Metropolitan Tirana. Gjatë vitit të kaluar është angazhuar vullnetarisht pranë Zyrës së Këshillimit të Karrierës, duke kontribuar në organizimin e aktiviteteve për orientimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve. Për më tepër, ajo është kryetare e Këshillit Studentor dhe prej dy vitesh është e angazhuar në Kompeticionin Robotech, ku merr pjesë në iniciativa, trajnime dhe aktivitete teknologjike për të rinjtë. Anja është aktive edhe në aktivitete të ndryshme universitare dhe komunitare.